Robert Elsie ka publikuar në faqen e tij një punim monografik të Eqrem Vlorës mbi historinë e sundimit Osman në Shqipëri. Ai titullohet: “Kontribute për një histori të sundimit turk në Shqipër” dhe Elsie e sjell në format PDF. Punimi  zgjerohet në 1200 faqe gjermanisht të shtypura në makinë, realizuar në vitet 1955-1956.

Elsie paralajmëron se vepra e pabotuar ka dobësi të dukshme, shënime me dorë, rendtije jo të mirë, pra ajo nuk ka qenë gati për botim në kohën kur Vlora e bëri gati. Megjithatë, Elsie tërheq vëmendjen te fatki se nuk ka punime të tilla në historiografinë shqiptare dhe çka është më e rëndësishmja, sot në Shqipëri dhe në Turqi “nuk ka historian me interesa studimore që të dijë të lexojë si shqipen ashtu edhe turqishten osmane”.

Një referencë e dobishme për punimin e gjatë të Vlorës, e jep profesori Armin Htzer nga universiteti I Bremen, të cilin Elsie e citon të plotë. Vlerësimi ka rëndësi pse Hetzer e ka lexuar veprën, por edhe sepse ai udhëzon të tjerët që ta konsiderojnë atë një libër që duhet të shërbejë si metër për punime të këtij lloji në Shqipëri.  

 

http://www.albanianhistory.net/1956_Ekrem-bey-Vlora/index_en.htm

Titulli i versonit të parë të këtij shkrimi: Një punim i  i panjohur i Eqrem Bej Vlorës për sundimin Osman në Shqipëri