Disa aktivistë të "Lëvizjes për Universitetin" kanë hedhur bojë të kuqe ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, në shenjë proteste kundër reformës në arsimin e lartë. Incidenti ndodhi gjatë aktivitetit të ‘Samitit të studentëve’ që zhvillohej tek ‘Piramida’, i organizuar nga Partia Socialiste.

"E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon! Për Universitetin, Për Shoqërinë!", shkruan në Facebook faqja "Lëvizja për Universitetien".