Zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Kolonjës janë fituar nga kandidati I shumicës aktuale, Ilia Stefo.

Një ortodoks në një zonë të përzier mes ortodoksëve dhe bektashinjve, kandidati Stefo ka arritur një fitore me të vërtetë të pazakontë: në 49.6% të pjesëmarrjes nga 16 700 votues, Stefo ka marrë 2100 vota më shumë se rivali i tij Dritan Hajro, i propozuar nga Partia Agrare dhe i mbështetur nga PD-ja. Ndërkohë në vitin 2015 e majta zyrtare mori vetëm 750 vota më shumë.