Deklaratat e sotme të deputetit gjerman Gunther Krichbaum, që bën pjesë në partinë e Angela Merkel, janë jo vetëm të rënda për qeverinë, por ato bien ndesh hapur me atë që deklaroi ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë pas takimit me homologun e tij gjerman, Steinmeier:

“Ka një rekomandim të qartë nga ana e Komisionit Europian që shoqërohet me mirëkuptimin për zbatimin e ligjit të vetingut, ka një qëndrim të qartë të kryeministrit Rama e qeverisë, ku ne po punojmë për të pasur mirëkuptimin e opozitës shqiptare, përkatësisht Partisë Demokratike për të mos bllokuar zbatimin e ligjit të vetingut. Nuk do të ishte e ndershme nga ana jonë si në raport me qytetarët shqiptarë që e kanë mbështetur këtë proces, ashtu edhe me partnerët amerikanë dhe europianë, që janë investuar fort në procesin e reformës në drejtësi, që ne të kërkojmë të fillojmë bisedime për anëtarësim pa zbatimin e ligjit të vetingut dhe pa marrë frytet e para.

Cili është qëndrimi gjerman për këtë?

Mora një mbështetje të pakushtëzuar nga ana e Gjermanisë për këtë vizion që ne kemi parashtruar, jo thjesht zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe hapat e koordinuar që do të hedhim si hapa parapërgatitorë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, tha Bushati.

http://www.dw.com/sq/bushati-dialogu-me-gjermanin%C3%AB-i-fuqizuar-n%C3…

Çfarë ka ndodhur: ministri ka diplomatizuar në mënyrë shqiptare bisedën me homologun gjerman, deputeti Krichbaum është natyrë emocionale dhe flet në emër të vet, apo thjesht, ministri ynë ka folur si anëtar partie?