Ish-drejtori i arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument që tregon se bashkëshortja e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha ka qenë anëtare e Partisë Fashiste Shqiptare. Dokumenti është shoqëruar edhe me një koment nga vetë Dervishi, që është edhe autor i librit "Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së".

“Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit "të lavdishëm", për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim "Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së". Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha”-shkruan Dervishi.