Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim deri sa gjykata franceze të shqyrtojë kërkesën për ekstradim nga Serbia. Lajmi është bërë publik nga agjencia “Reuters” që pëgënjeshtron shpresat se Haradinaj do të lirohej. Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës u bë në pjesën franceze të Bazelit pas një urdhëri të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ndërkohë Haradinaj është gjykuar dy herë nga Gjykata e Hagës dhe në vitin 2012 për të u dha pafajësia.
http://koha.net/?id=27&l=150500

Kryeministri serb Aleksander Vuçiç nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë akt, duke apeluar që Franca të veprojë në përputhje me ligjet dhe jo qëndrimet politike. Serbia e akuzon Haradinajn për krime lufte dhe kërkon ekstradimin e tij. Nuk dihet se çfarë vlere ka urdhëri i saj pas gjykimit të Hagës dhe në kushtet kur edhe në Kosovë është ngritur një Tribunal i posaçëm për ngjarjet e luftës së vitit 1999. Haradinaj ka qenë edhe më herët në Francë dhe nuk është ndalur, hollësi kjo që i jep natyrë politike veprimit të tanishëm.