Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë publikon sot atë që e quan Indeksi i Pandëshkueshmërisë që sipas tij është shumë i lartë. Kjo bazuar në perceptimin e përgjithshëm që shkon deri në 94% të të intervistuarve.
“Lidhur me skenaret e propozuar mbi shkelje te ndryshme te zyrtareve, vihet re nje mungese besimi lidhur me ndeshkueshmerine e ketyre rasteve. Perjashtim ben ‘besimi ne ndeshkueshmeri per skenarin e akuzave per deputete te inkriminuar‘, me nje rritje prej 43 pikesh ne krahasim me 2014”, thuhet në këtë publikim.

Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e masave të marra në kuadër të procesit të dekriminalizimit që ka katalizuar largime nga Parlamenti dhe hapje të hetimeve penale.
Me interes është theksimi që i bën Fondacioni sondazhit mbi rolin e media. Bie besimi në media, cilëson Fondacioni, ndonëse ka disa kritere që ndërthuren:
Së pari, sipas publikimit, televizioni mbtetet medium kryesor dhe me më shumë ndikim.
Së dyti, referimi i rrjeteve sociale që shpesh “ngatërrohen” me median tradicionale, është rritur me 42% në vitin 2016.
Së treti media sipas këtij publikimi vijon të mbetet në krye sa i përket besimit të qytetarëve në raportimin e shkeljeve të ligjit nga zyrtarë të lartë.
Konkretisht 69% e të pyeturve listojnë median në krye të aktorëve që raportojnë shkelje ligjore, 12% Policinë e Shtetit, 4% shoqërinë civile, që barazohet në këtë tregues perceptimi me Prokurorinë, institucionet shtetërore.

Për median sondazhi ka shtruar disa pyetje ku spikat me 83% pohimi se “media në Shqipërië bën një punë të mirë në hetimin dhe raportimin e shkeljeve nga persona me pushtet”, një rënie me 2% në krahasim me vitin 2014. Ndërkohë pohimi “Zyrtarët e lartë ushtrojnë presion politik te media në Shqipëri duke penguar hetimin dhe raportimin e abuzimeve me pushtetin te publiku”, pranohet në masën 83%, 2% më shumë sesa në vitin 2014. Pubklikimi ka vlerën e vet pasi hedh dritë mbi situatën e përgjithshme në vend ku perceptimi mbi institucionet është po aq negativ, ndonëse nuk pranohet nga qeveria, ndërkohë që atë 2% e rënies në besim mundet t’ia faturojmë edhe propagandës direkte të kryeministrit që sulmon median duke nxitur idenë se ajo është problemi. "Qentë le të lehin, karvani shkon përpara".