Mbetet e paqartë se cili është funksionimi i koalicionit qeverisës, ndërkohë që LSI, aleatja kryesore e PS-së në qeveri, po deklaron se njerëzit kanë nevojë për punë dhe investime. 

“Nuk jemi në kohën e zonjës nga Berati që thoshte, pa bukë, pa drita rrimë, vetëm ju bashkohuni. Jemi në kohë tjetër, kur populli shqiptar kërkon mbështetje, punë, investime. Fermerëve dhe popullit nuk i intereson se me kë bëjmë 71 vota, ata duan zhvillim. Peshkatarët e fermerët duan punë, jo vetëm koalicione”, tha sot nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Qëndrime të hapura që lënë të kuptohet se koalicioni nuk është më kusht i panegociueshëm. Duket se protesta e 18 shkurtit do të jetë një test që do të përcaktojë të ardhmen e aleancës e cila dështoi në pritmëritë e shqiptarëve.