Dekretimi i Fatmir Xhafajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, ka ekspozuar Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ndaj sjelljes me dy standarde. Ndonëse Nishani ka sqaruar se nukka tagër të kthejë kandidaturën në fjalë, të cilën përndryshe do ta refuzonte, poeti Visar Zhiti, i refuzuar nga Presidenti aktual për  dekretim në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, ka reaguar duke mos kursyer fyerjet.

“…thjesht jam i goditur nga lajmi me president… Ja, qe dhe vendi im ka nje president, qe s’i qe kujtuar të ishte, por eshte e nuk i iket, fyes ndêrkaq, se ikja e tij sa më parë i duhet Vendit,  një hiç-president, keshtu thonë per të, që nuk i shpëton dot karikaturës së tij përndjekëse, Klanit të tij, aq sa mizor, po aq dhe mediokër. Kështu thonë. Ai, gjoja president, flet per kushtetutë, se keshtu duhet, kur në përmbajtje eshte kunderkushtetues, flet për rregulla demokratike, kur ai eshte shkelje e tyre flagrante, flet per diktaturen e dikurshme, kur është vegël e saj e mbetur, flet per të persekutuarit, kur vetë eshte persekutor, edhe pse i paaftë. Dekoron pa ndërprerje, nga që e di që nuk kanë vlerë, nishane pa nishan, thonë. Ti nuk do të doje të flisje për të, por ja që flasin, ndjehesh i detyruar, se lajmi i tij ka ardhur deri ketu, i ngjashëm me gjarprin… E si mund t’i pergjigjesh lajmit me Presidentin më absurd qe vjen nga vendi yt i paket? Që e emëruan nga qe s’kishte emër, duhej nga që s’duhej. Poezinë, qe nuk eshte antikushtetuese, po përdor ndaj së keqes…”, shkruan ndër të tjera Zhiti, publikuar nga “Gazeta Shqiptare”.