Më shumë se dy të tretat e mutacioneve që shkaktojnë kancerin janë rezultat i gabimeve gjatë rikopjimit të ADN, proces që ndodh kur ndahen qelizat normale.Njerëzit kanë triliona qeliza, të cilat janë rigjenerohen vazhdimisht duke u ndarë dhe duke krijuar qeliza të reja. Çdo herë që ndodh ky proces shoqërohet me kopjimin e ADN-së. Shumica e gabimeve janë të padëmshme, por një numër i vogël i tyre ndikon tek gjenet që nxisin kancerin. Sudimi është kryer nga matematikani Cristian Tomasetti dhe gjenetisti Bert Vogelstein, nga Universiteti Johns Hopkins.

Ata arritën në përfundimin se 66 për qind e mutacioneve që kontribuojnë për kancerin janë për shkak të gabimeve të pashmangshme në rikopjimin e ADN-së, ndërsa 29 për qind i atribuohet faktorëve të mjedisit dhe 5 për qind të trashëgimisë. Kjo nuk do të thotë se dy të tretat e rasteve të kancerit janë shkaktuar nga gabime në kopjimin e ADN-së. Studiuesit thonë se mund të jenë tre, katër ose më shumë mutacione që mund ta bëjnë një qelizë të kthehet malinje.
Gabimet në kopjimin e ADN-së përbëjnë rreth 77 për qind të mutacioneve kritike në kancerin pankreatik dhe pothuajse të kancerit të fëmijërisë. Ndërsa më shumë se dy të tretat e mutacioneve në kancerin e mushkërive ishin për shkak të faktorëve të mjedisit, dhe kryesisht pirjes së duhanit.
Studimi me siguri do të ripërtërijë një debat të fuqishëm mbi se sa njerëzit mund të  parandalojnë kancerin dhe sa ai është i pashmangshëm. 

https://www.washingtonpost.com/news/to-your-health/wp/2017/03/23/more-t…