Zv./kryeministri i Kinës Zhang Gaoli do të vizitojë Shqipërinë, në kuadrin e një turneu në Europën Lindore. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Hua Chunying, noftoi se me ftesën e qeverisë së Rusisë, Estonisë, Sllovenisë, Shqipërisë dhe  Kazakistanit, zv./kryeministri Zhang Gaoli do t'i vizitojë këto pesë vende nga data 11 deri më 19 prill. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në mbledhjet e bashkëpunimit dypalësh mes Rusisë dhe Kazakistanit.Marrëdhëniet e Kinës me 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë Estoninë, Slloveninë dhe Shqipërinë kanë njohur një zhvillim të shpejtë vitet e fundit  sajë mekanizmit të bashkëpunimit "16 + 1".

http://albanian.cri.cn/1552/2017/04/05/22s160302.htm