Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka deklaruar sot se qeveria e saj do ti njohë zgjedhjet e 18 Qershorit edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike. “Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do ti njohim”, ka deklaruar  Susanne Schütz. Pak ditë më parë ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili tha se zgjedhjet do të jenë legjitime edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia Demokratike.