Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në konferencën për shtyp edhe disa të dhëna që sipas tij vijnë nga sondazhet që PS-ja zhvillon aktualisht. Ai ka bërë thirrje që edhe media të bëjë vetë sondazhe profesionale dhe mandej le të shohë vetë si qëndron puna me mendimin e qytetarëve. Sipas Ramës:

70% e qytetarëve mendojnë se kjo është një lojë(protesta dhe Çadra) për të mos lejuar zbatimin e reformës në drejtësi.

68% e shqiptarëve nuk duan shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

15% e votuesve të PD-së deklarojnë se nuk duan të shkojnë pas Çadrës.

PS qëndron më lart se në vitin 2013, kurse PD-ja më poshtë.

Ndoshta PD-ja duhet të ketë një përgjigje ndaj këtyre sondazheve dhe të dhënave që sugjeron Rama.