Partia Socialiste vazhdon fushatën e vet elektorale me kërkesën e votave djathtas për marrjen e 71 mandateve. Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në Elbasan, Peqin, Papër dhe Përrenjas ku ka përsëritur thirrjen për vota nga demokratët:

“Nuk mjaftojnë vetëm votat e njërës palë. Na duhen gjithë votat e demokratëve të arsyeshëm. Të gjithë njerëzve që dinë ta bëjnë dallimin midis nevojës për një punë të ndershme dhe votës për të punësuar Lulzim Bashën”, tha Rama.

Vota nga demokratët po kërkon edhe LSI-ja, ndonëse nuk ka dalë në fushatë hapur. Duket se perspektiva e kthimit të PD-së në pushtet duket e largët, ndaj pushteti nuk nguron që të plotësojë vakuumin me lypjen e votës. Kundrejt çfarë ende nuk dihet...