Lulzim Basha është i rremë. Ai duhet shkarkuar. Ky është thelbi i deklaratës së ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli dhe deputetit themelues të PD-së, Arben Imami. Përmes një konference për shtyp ata kërkojnë mbledhjen e forumeve dhe largimin e Bashës që sipas tyre e ka kthyer PD-në në një ndermarrje personale. 

"Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj une ne listen e deputeteve, por sepse shpirti i Partise Demokratike eshte zevendesuar me llogarine e ftohte te Republikes se Re. E di se ata pak demokrate qe kane mbetur dhe qe numerohen me gishtat e njeres dore jane edhe me zemerthyer se une, sepse do te bejne fushate per dicka qe nuk e besojne, qe nuk eshte e tyrja-per Republiken e Re te Lulzim Bashes. Nuk e dija sesi do ta pagezonte krijesen e tij Lulzim Basha, por e kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo personale. Çfare e kam dyshuar prej kohesh, eshte vertetuar plotesisht: Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama dhe as Republika e tij Re nuk ka ndonje ndryshim nga Rilindja. Qofsha e gabuar", tha Topalli në një deklaratë të mëhershme. Ndërkohë. Imami tha: 

"Në emër të znj. Topalli dhe timen: Pas publikimit të listave të PD ka krijuar shqetësim të madh, reagim qytetarë në simpatizantë, për kandidatët, në gazetarë dhe intelektualë, që e kanë mbështetur këtë parti veçanërisht në 3 muajt e fundit dhe kuptojmë që mesazhi i tyre është se se nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD-në. 

-Vendimi për listat është marrë nga vetëm një njeri. Është marrë në shkelje të ligjit. Nuk ka qenë traditë e kësaj partie, që të mos bëhen konsultime.

- Të mblidhen forumet demokratike dhe të shkarkohet Lulzim Basha

- I bëj thirrje të gjithëve që të ecin këtë drejtim sepse nuk ka kohë. E dimë që në 26 qershor do jetë shumë vonë. Kjo është listë humbëse".

Përditësuar