Përflitej prej ditësh për një formular që LSI ua ka shpërndarë të punësuarve të saj në administratën shtetërore, përmes të cilit merr garanci për besnikërinë e votës në 25 qershor. Ky formular është kallëzuar në Prokurori nga zv/kryeministrja Mandija, e cila në cilësinë e kryesueses së Task-Forcës ka kallëzuar penalisht Drejtoren e Filialit të Postës Shqiptare në Berat Haris Ngjeqari. Në padi thuhet se Ngjeqari gjatë ushtrimit të detyrës së saj shtetërore, ka përdor në mënyrë të kundraligjshme funksionin e saj në këtë shoqëri me pronësi shtetëror me qëllim favorizimin e një subjekti politik“Lëvizja Socialiste për Integrim”pjesëmarrës në zgjedhjet e qershorit 2017.

“Ngjeqari konkretisht ka shpërndarë për administratën në varësi, një formular  për të paraqitur në tëtë dhëna personale, me anë tëtë cilit u kërkohet informacion që mund t’i shërbejë një subjekti politik konkurrues në zgjedhje; ka kërcënuar punonjësit në varësi të saj se, nëse nuk e plotësojnë këtë formular do të largohen nga puna dhe madje ka larguar nga puna punonjës për këtë shkak; kalejuar kandidatë apo përfaqësues të subjektit politik “Lëvizja Socialiste për Integrim”të bëjnë takime me qëllime propagandistike politike në ambiente të ndryshme të institucionit, madje edhe në zyrën e saj duke thirrur punonjësitnjë nga një; ka lejuar persona të caktuar në varësi të saj,të angazhohen në veprimtari politike të subjektit politik të sipërcituar gjatë orarit zyrtar të punës  duke u paguar rregullisht”- thuhet në njoftimin e zv/ministres teknike të Partisë Demokratike.