Në zgjedhjet e vitit 2013(zgjedhje politike) morën pjesë 1 724 779 votues.

Në ato zgjedhje rezultate ishin këto:

 PS-ja si parti politike mori            713 407 vota       41.36%   baraz    65 mandate

PD-ja si parti politike mori            528 373 vota       30.63%   baraz    50 mandate      

LSI-ja si parti politike mori            180 470 vota       10.46 %   baraz     16 mandate

PDIU-ja si parti politike mori        44 957  vota          2.61%    baraz      4 mandate     

http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-per-kuven…

Në zgjedhjet e vitit 2017 deri në këtë moment që flasim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se kanë dërguar të dhëna 84.24% të qendrave të votimit që i korrespondon numrit 1 340 421. Nëse do të respektojmë këtë përqindje pjesëmarrjeje edhe për QV-të e tjera, atëherë kjo përqindje në raport me numrin e zgjedhësve të regjistruar që është 3 452 324 jep si shifër pjesëmarrjeje numrin 1 602 914 votues. Prezupozojmë se kjo është pjesëmarrja në total dhe na rezulton se në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013 ka një rënie me 120 mijë votuesish. Me këto të dhëna paraprake kemi këtë pasqyrë:

PS-ja si parti politike ka marrë                    634.133  vota                      48,25%                  baraz     73 mandate

PD-ja si parti politike ka marrë                    380.477  vota                      28,95%                  baraz     43 mandate

LSI-ja si parti politike ka marrë                    188.536  vota                      14,34%                  baraz     19 mandate

PDIU-ja si parti politike ka marrë                 63.939  vota                     4,86%                    baraz     4 mandate

Nga një vështrim i shpejtë shohim se LSI-ja dhe PDIU-ja kanë marrë më shumë vota sesa në vitin 2013 dhe të paktën LSI-ja reflekton rritje mandatesh, ndërkohë që PDIU-ja qëndron në të njëjtin numër edhe pse deri më tani, pra pa përfunduar edhe numërimi i 16% të kutive ajo ka rreth 20 mijë vota më shumë sesa në vitin 2013.

PS-ja ka si përqindje 48.25% dhe kjo përqindje kundrejt numrit hipotetik të pjesëmarrjes që thamë më sipër që është 1 602 914 votues rezulton me shifrën 773 406 vota. Pra 60 mijë vota më shumë se në vitin 2013, vota këto që japin 8 mandate më shumë. Të bëhet këtu krahasimi me PDIU-në e cila me këtë logjikë aritmetike(kuptohet spekulluese pasi formula në përllogaritjen e mandateve vendos tjetër parim por po krijojmë një llogari për votat si të tilla dhe mospërfaqësimin e tyre) duhet të kishte 1/3 e 8 mandateve që janë diku te 3 mandate më shumë. LSI-ja me 8 mijë vota më shumë sheh sot 3 mandate shtesë.

PD-ja ka si përqindje 28.95% që në numrin total të pjesëmarrësve siç hamendësuam jep si shifër 464 043 vota. PD-ja është aktualisht 60 mijë vota poshtë vitit 2013, por me siguri që me 16% të kutive ende të panumëruara mund të pritet një shtim i këtij numri dhe afrim me atë të vitit 2013. Por vështirë, në mos e pamundur që numri i mandateve të kërcejë nga 43 në 50, edhe pse 2 mandate të tjera mund të pranohen teorikisht si të mundshme. PD-ja pra rezulton humbëse nga çdo pikëpamje.

Ky paradoks ngrihet mbi dy parametra: pjesëmarrjen sipas qarqeve dhe faktin se këtë vit nuk kemi koalicione. Por është e dukshme se sistemi zgjedhor aktual ofron një shpërndarje që nuk respekton proporcionalin kombëtar të partive pikërisht sepse sistemi aktual është i rajonalizuar. Mund të shtrohet këtu qysh tani çështja nëse ky sistem siguron përfaqësimin më të mirë ose jo të votës? PS-ja mund të përgjigjet se gara nis e barabartë për të gjithë dhe kjo është e vërtetë në fakt. Por privacioni nga koalicionet e bën numrin 20 mijë vota për PDIU-në p.sh krejt të pavlerë ndërkohë që mbivlerëson 8 mijë vota të LSI-së dhe 60 mijë të PS-së. Është një situatë irrituese që kërkon ndërhyrje pasi nuk i përshtatet realitetit. Sa për PD-në ajo ta gëzojë këtë faturë të këndshme që i futi vetes në xhep.