Genc Ruli, një figurë e vjetër në PD sheh Sali Berishën si njeriun që qëndron pas përpjekjes për të mbajtur Lulzim Bashën si kryetar të partisë. Ai thotë se ky perceptim ishte krijuar edhe në 2013-ën në garën që Basha pati me Sokol Olldashin, menjëherë pas dorëheqjes së Berishës. Në një intervistë për ABC News Ruli thotë se në 2013 u përdorën anëtarësime nga njerëz të LSI-së për të shtuar vota në mbështetje të Bashës. Kjo për shkakun se ai ishte i parapëlqyeri i Sali Berishës. Ndonëse me shumë vonësë, Genc Ruli është i pari që shtron për diskutim rolin e Sali Berishës për situatën ku ndodhet PD, pasi janë vetë qëndrimet e tij që e kompromentojnë.