Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike ka reaguar sot për situatën e sigurisë në plazhet shqiptare pas disa vdekjeve të ndodhura këto kohë mes pushuesve. 
“Bëhesh objekt lajmi negative për ato që janë dhe ato që duan të vijnë, rrit pasigurinë. Ndjehet lëvizje e duhur vetëm kur ndodh diçka. Të veprohet para kohe. Aksidente do ketë, por kur vjen nga  mosmarrja e masave  ky është defekt i rëndë. Sa shtohen njerëzit duhet të shtohen edhe policët, të përforcohet policia”, shprehet për Tv Klan Rexhep Kasmi, anëtar i ATOA. 

http://tvklan.al/atoa-ne-plazhet-shqiptare-nuk-ka-siguri/
Ligjet janë në fuqi por askush nuk i zbaton. Rastet e vdekjeve thjesht sa vënë në dukje atë që ndodh në Shqipërinë turistike. Fundja edhe motoja e zgjedhur për të ftuar vizitorët: “Albania, go your on way”, tingëllon si ftesë drejt aventurave fatale.