Presidenti amerikan, Donald Trump mund të jetë përgjuar nga FBI në kuadër të hetimeve për implikimin rus në zgjedhjet amerikane. "CNN" raportoi të martën se FBI kishte nën përgjim telefonin e ish-kreut të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, gjatë kohës që ai bisedonte "disa herë në ditë" me Donald Trump. Nëse ky informacion është i saktë, gjasat që autoritetet e prokurorisë amerikane të kenë në dorë biseda të presidentit amerikan rriten në mënyrë dramatike.
Nuk është e qartë se kur u dha "drita jeshile" për të monitoruar Manafort nga autoritetet gjyqësore kompetente, por burimet e CNN thonë se monitorimi zgjati të paktën deri në muajt e parë të vitit 2017. Sipas "New York Times", Manafort do të thirret për të dëshmuar si i dyshuar në hetimin e kryer nga Prokurori Special, Robert Miller për mundësië e manipulimit të zgjedhjeve presidenciale nga Rusia në vitin në 2016.
Mëngjesin e 26 korrikut, ndërsa Manafort ishte akoma në shtrat, agjentët e FBI-së thyen derën e shtëpisë së tij dhe konfiskuan dosjet, kopjuan arkivën e tij kompjuterike, madje fotografuan edhe kostume të shtrenjta në dollapin e tij.
"The New York Times" vuri në dukje se, në kontrast me ritmin e ngadaltë të shumë hetimeve të tjera, Miller po përdor metodën e "shokut dhe frikës" sistematike për të frikësuar dëshmitarët dhe të dyshuarit e mundshëm".
Miller po heton jo vetëm ndikimin rus në fushatën zgjedhore dhe përfshirjen e bashkëpunëtorëve të Trump, por edhe të gjitha transaksionet që Donald Trump ka patur vitet e fundit me rusët. Prokurori special po heton gjithashtu nëse shkarkimi nga Donald Trump i kreut të FBI, James Comey përbën pengim të drejtësisë.
Manafort është duke u hetuar për shkeljen e legjislacionit tatimor, pastrimit të parave dhe dispozitave që detyrojnë lobistë në emër të një qeverie të huaj ta deklarojnë atë. Në shtëpitë e tij, FBI po kërkon prova për llogaritë e mundshme off shore. Miller po heton gjithashtu edhe shërbimet e ofruara nga ish-këshilltari për sigurinë kombëtare Michael Flin si lobist në emër të qeverive të huaja, si dhe bisedimet që ai kishte vitin e kaluar me ambasadorin e SHBA në Rusi.