Zyrtarët e rajonit verior dhe qendor të Autoritetit Kombëtar të Rrugëve, përfshirë drejtorinë e Tiranës, nuk kanë zbatuar ligjin e buxhetit dhe kanë marrë përsipër angazhime buxhetore të kundraligjshme duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “shpërdorim detyre”. Bazuar në një raport të  inspektimit financiar ku janë  gjetur shkelje të cilat kanë shkaktuar në buxhetin e shtetit një dëm në vlerën e 7.5 milion dollarëve, Ministria e Financave ka kallëzuar penalisht disa zyrtarë të lartë.

Shkeljet janë gjetur në dy lloj rastesh, ku për të dyja, zyrtarët kanë vendosur fimrën për t’i dhënë kompanive private më shumë fonde se sa parashikohen në buxheti si për të kryer punë publike, ashtu edhe për mirëmbatjen e rrugëv, raporton Tv Klan.

Drejtoria e inspektimit financiar shprehet se kjo është një nisëm e kundraligjshme, e cila i shkakton shtetit lindjen e detyrimeve të prapambetura. Së bashku me dhënien e parave shtesë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, janë kosntatuar edhe lidhje kontratash me institute jashtë fondeve në buxhet dhe prishje të njënashme të tyre të cilat po ashtu kanë krijuar kosto për arkën e shtetit.