Lëvizja Socialiste për Integrim ka miratuar sot përmes Konventës të saj një dokument politik që i atribuon Partisë Socialiste të Edi Ramës lidhje me krimin, drogën dhe kanabizmin e vendit. Duke refuzuar të njohë përgjegjësitë e veta për katër vite bashkqeverisje, LSI e Ilir Metës deklaron pamundësi bashkëpunimi politik me Rilindjen, por jo me socialistët e thjeshtë. 

Kanabizimi i vendit dhe vendosja e Shqipërisë në hartën e trafiqeve më të rrezikshme ndërkombëtare të drogës është projekti më kriminal me të cilin Rilindja nxiu e damkosi vendin.

Konventa e denoncon një zëri këtë projekt si anti kombëtar, rrënues dhe të pa pranueshëm. LSI e ka propozuar dhe mbështet fort dhe pa asnjë hezitim heqjen e plotë të imunitetit për çdo zyrtar të shtetit!

Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit! LSI e konsideron bashkëpunimin me Rilindjen si të pa mundur. Ai është një grup në funksion të interesave të krimit e drogës, të provuara këto gjerësisht. Bashkëpunim me socialistët e thjeshtë, por jo me rilindjen

thuhet ndër të tjera në dokumentin e miratuar në Konventë.