Studiuesi Aurel Plasari shprehet se çështja e Saimir Tahirit nuk do të mbyllet dhe nuk mund të mbyllet. Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, zhvilluar më datë 3 nëntor, Plasari, thotë se as kryeministri nuk është në dijeni të disa elementëve të kësaj çështjeje që nuk e lejojnë atë të mbyllet.

“Nuk është vetëm çështja e drogës”, shprehet ai, pa zbuluar gjë më tej.

Sipas tij nuk është çështje emrash ajo që ka rëndësi në këtë dosje, por diçka tjetër. Ai ka shtuar se elementët e dosjes do të zbulohen gradualisht, por ajo nuk mund të mbyllet. Madje sipas tij, nëse z. Rama do të njihte të gjithë elementët e saj nuk do të merrte në mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri.

Më poshtë intervista: