Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli i qeshur nga gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pas vendimit të saj për shfuqizimin e vendimit për bllokimin e pasaportës së tij. Tahiri ka uruar festat teksa nuk u pergjigj per pyetjen nese tani që iu rikthye pasaporta, a do të dalë jashtë Shqipërisë. Ish-ministrit iu hoq e drejta për të dalë jashtë vendit në 15 Dhjetor me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, por mbrojtja e apeloi këtë masë.

Prokuroria e krimeve të Rënda e akuzon ish-ministrin e brendshëm për trafik të lëndeve narkotike ne kudër të grupit te strukturuar kriminal dhe korrupsion, me dyshimin se ka ndihmuar grupin e “Habilajve” ne kultivimin dhe trafikun e kanabisit drejt italisë.

Vetë Prokuroria e Katanias nuk e përfshiu Sajmir Tahiri në listën e të akuzuarve si bashkëpunëtorë të grupit të Habilajve në dosjen që çoi për gjykim. Kujtojmë që për ish-ministrin Prokuroria shqiptare kërkoi arrestimin, por Partia Socialiste në pushtet e bllokoi dorëzimin me argumentin se provat nuk ishin bindëse. Gjithsesi ish-ministri Tahiri pritet të japë shpjegime për lidhjet me Orest Sotën dhe 863 mijë eurot e gjetura në makinën e tij, shumë që dyshohet se është e Tahirit.