Report Tv raporton se Shkëlzen Berisha ka qenë mbrëmë në Prokurori ku është thirrur për çështjen CEZ me makinën e ish-deputetit demokrat, Astrit Patozi, një BMW me targa AA 377 ML. I njëjti televizion raporton se Patozi e ka mohuar një gjë të tillë duke deklaruar se makinën nuk e ka lëvizur gjithë ditën. Pamjet dhe targa thonë tjetër gjë, pasi sipas regjistrimit automjeti me xhama të errët i përket z. Patozi.