Që nga muaji prill agjentët tatimorë të bashkive do të dalin në terren për të verfikuar  vlerën reale dhe sipërfaqen e pronave të qytetarëve. Kjo pasi metoda e re mbeldhjes së taksës së pronës do të përfshijë në tatim çdo pasuri, duke nisur nga biznesi, shtëpia, e deri te garazhet, bodrumet apo çdo ndërtesë tjetër të ngjashme që shfrytëzohet për arsye banimi.

Vlera e parë që do të merret për referencë në tatimin e pronës do të jetë vetëdeklarimi, por vetëm në rastin kur rezulton të jetë më i lartë se çmimi minimal fiskal. Në momentin që pronari nuk deklaruar çmim pasurie, atëherë do të merret në konsideratë çmimi fiskal, ndërsa në rastet që prona është shitur deri në 3 vite më parë, referencë do të merret çmimi i shitjes së saj.

“Në rast se vlera e vetëdeklaruar nga taksapaguesi rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmim e vlerësuar, të përcaktuar me këtë metodologji, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë”-thuhet në vendim.

Më tej saktësohet se “çmimi i vlerësuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore do të korrespondojë me çmimin mesatar referues të ndërtesave që përdoren për qëllime banimi sipas qyteteve, të përcaktuara në aneksin 1, që i bashkëngjitet këtij vendimi. Për nënkategorizime të ndërtesave, që nuk shërbejnë për banim, sipas qëllimit të përdorimit, zbatohen çmimet mesatare për metër katror sipërfaqe

Një tjetër koncept që është vendosur në vendimin e zbatimit të metodës së re të kësaj takse, është edhe arkëtimi i parave për godinat që nuk respektojnë  lejen e ndërtimit. Çdo ditë jashtë afatit të ndërtimit të këtyre godinave do të taksohet 30% e vlerës së taksës.

Llogaritja sipas ligjit

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke përdorur të dhënat e mbledhura për ndërtesën/njësinë pasurore, përcaktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara në metodologji.

 Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë:

a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;

b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Dyshimet e opozitës

Rivlerësimi i banesave ndërmarrë nga qeveria u bë objekt debati  vitin e kaluar kur deputetë të opozitës thanë se ky proces fshehte  hilenë e rivlerësimit të taksës së pronës.  Ish ministri i Financave, Ridvan Bode kishte deklaruar se “qeveria e bën sepse ka ndërmend të vendosë një taksë ad valorum mbi banesat”.  “Duket se këtu kemi të bëjmë me një kulaç dhe qeveria të ngrejë lart kërbaçin në momentin që sa ta kafshosh, do ta hash shumë më të fortë kërbaçin e qeverisë që do të vijë nga taksë mbi vlerën e shtëpive dhe kapitaleve”-shtoi më tej ai.

http://www.panorama.com.al/ulen-taksat-per-shitjen-e-shtepive-ja-afatet…