Academia suedeze ka vendosur të shtyjë dhënien e çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2018. Njoftimi është bërë nga vetë academia e cila deklaron se ka patur mbështetjen edhe të fondacionit Nobel për këtë vendim që është marrë pas skandalit seksual që ka njollosur akademinë.

Vendimi i tanishëm erdhi në dritën e largimeve nga academia dhe rënies së besimit ndaj saj

thuhet ndër të tjera në njoftimin për shtyp.

Academia mendon të rikuperojë besimin duke fituar kohën e nevojshme për të bërë ndryshimet që diktohen nga ajo që ndodhi këtë vit.

Skandali seksual ka në qendër Jean Claude Arnault, bashkëshort i një prej anëtarëve të Akademisë, Katarina Frostenson. Ai u akuzua për sulme dhe ngacmime seksuale që u raportuan fillimisht në një të përditshme sudeze. Gjashtë anëtarë të akademisë pritet të shkarkohen.