Pas shumë apeleve publike më në fund ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe nismën ligjore të qeverisë që i hap rrugë projektit të Kompanisë Fusha sh.p.k për shembjen e Teatrit ekzistues dhe ngritjen 6 kullave shumëkatëshe.

Jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë por diplomatja europiane ka lënë të kuptohet se arroganca e qeverisë ka rënë në sy dhe se ligji i miratuar në parlament po analizohet. Vllahutin pranoi se ka marrë shumë ankesa nga qytetarët për këtë çështje.
  “Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët. Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët”-shtoi më tej Vllahutin.