Senati amerikan ka miratuar dje unanimisht një rezolutë përmes të cilës afirmon mbështetjen për një shtyp të lirë duke deklaruar se ”Shtypi nuk është armik i popullit”. Agjencia Reuters raporton se rezoluta është një përgjigje ndaj deklarimeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka akuzuar reporterët me togfjalëshin në fjalë.
Dokumenti thekson rolin e pazëvendësueshëm të shtypit të lirë për demokracinë, përçimin e normave demokratike, në informimin e elektoratit, zbulimin e të vërtetës dhe në kontrollin e pushtetit të qeverisë.
Rezoluta i bën jehonë nismës së më shumë se 350 mediave amerikane që ndërmrën një fushatë kundër presidentit Trump dhe frymës së tij kundër medias.
Ky është një akt simbolik, por që i kundërvendoset ekzekutivit amerikan në rolin që ka marrë për të kundërshtuar dhe sulme dhe akuza çdo kritikë që po i bëhet.