Bashkia e Tiranës solli kurorat nga Athina për t’i dhënë një solmenitet më të madh maratonës së Tiranës, por në fund tiumfoi provincializmi dhe padrejtësia. Dhe për këtë u kujdes vetë Bashkia që organizonte dhe garën. Video e mëposhtme tregon sesi organizatorët shkurorëzuan një vrapuese keniane për t’i dhënë fitoren Luiza Gegës, bashkë me çekun përkatës. Prezantuesi nuk jep arsye, por e thotë hapur që ka marrë urdhër nga organizatorët të ngjisë në podiumin e fituesit Luiza Gegën.

Bashkia nga njëra anë tha se Luiza u nis 4 minuta me vonesë për shkak të pjesëmarrjes në ceremoni, ndërsa trajneri i saj shprehet se ishte duke lidhur atletet dhe nuk u nis në kohë, por sipas tyre koha e saj është me e shpejtë se e kenianes. Këtë moment pehlivani Erion Veliaj e kaloi me metaforën e radhës se fitues janë të gjithë.

 Por faktet që u transmetuan live dëshmuan se gara nuk ishte Fair Play dhe as në frymën olimpike. Këtu nuk ka si të mos vihet në diskutim edhe integriteti i vetë atletes shqiptare, Luiza Gega e cila me ndihmën e organizatorëve u shpall fituese, madje edhe me himnin kombëtar në sfond.