Mediat serbe shkruajnë sot për refuzimin e përsëritur të kancelares Angela Merkel për planin serb për korrigjimin e kufijve të Kosovës. Gazeta “Blic” raporton se eurodeputeti gjerman, David McAllister i ka kërkuar kancelares që të pranojë propozimin serb – i cili quhet pikërisht kështu- e cil aka refuzuar. Gazeta shton se McAllister është takuar me Merkel së fundmi, por kjo e fundit ka hedhur poshtë idenë e ndryshimit të kufijve pa e menduar dy herë. 

Kancelarja nuk ka probleme me vendin tuaj dhe lidershipin e tij, por ajo është e vetëdijshme se një ndryshim apo zbutje e qëndrimit të saj do ta çonte në një pozicion të vështirë në Gjermani

citon “Blic” burime diplomatike gjermane. Po sipas këtyre burimeve Merkel e kundërshton   marrëveshjes pasi me të, Serbisë i hapet rruga e anëtarësimit në BE dhe një gjë e tillë nuk përkrahet nga gjermanët. 

Lajmi ngjan disi i stisur pasi është shumë thjeshtuese të shpjegosh qëndrimin e Merkel vetëm me arsye të konsumit të brendshëm. Sidomos tani që kancelarja është në fund të karrierës politike që është paraprirë paradoksalisht nga fundi i asaj që është quajtur “era Merkel”. 

Vuçiç ngjan të jetë humbës në këtë lojë për shkak se ai nuk gjeti mirëkuptim për propozimin e vet që mandej do ta shiste si marrëveshje historike me shqiptarët, ndërkohë që në çdo rrethanë ajo do të ishte vetëm një Pazar me Hashim Thaçin.