Mjekësia është duke sjellë ndoshta disa lajme të mira për të sëmurët me diabetin e tipit 2, që është edhe varianti më i përhapur i kësaj sëmundjeje degjenerative. Kërkuesit e universitetit Lund në Suedi, besojnë se bllokimi i një protein, quajtur, VDAC1, në qelizat beta që prodhojnë insulinën, mund të çojë në rifunksionalizimin e tyre dhe në nalimin e përparimit të sëmundjes.  Deri më tani testet janë fazë paraklinike, por rezultati mund të çojë në zhvillimin e një ilaçi kundër diabetit të tipit 2.

Qëllimi është të jemi të aftë të administrojmë substancën te të sapodiagnostikuarit me Diabetin 2 për të lejuar që qelizat beta që prodhojnë insulinën të rifitojnë funksionin e tyre. Apo edhe më mirë, t’i japim atë paradiabetikëve për të ndaluar zhvillimin e sëmundjes

shprehet profesori Albert  Salehi, që ka drejtuar studimin.

Studimi është bazuar në dhurimin e qelizave nga gjashtë persona të vdekur me diabet 2 si dhe nga një numër i kufizuar eksperimentesh në modelet e kafshëve.

Kërkuesit thonë se duhen studime të tjera për të treguar sesi bllokimi I kësaj protein ndikon në veshka, zemër, muskuj dhe indet dhjamore. Kërkuesit mendojnë se të njëjtin efekt jep edhe metformina, pra se ajo vepron pikërisht mbi proteinën në fjalë.