OSBE-ja ka reaguar më në fund ndaj nismës së qeverisë shqiptare për regjistrimin e medias online në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir ka përcjellë sot shqetësimet e veta për këtë nismë duke sqaruar pozicionin e organiztaës në këtë kuadër:

Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për median online si parakusht për punën e tyre pasi mund të ketë pasoja negative në lirinë e medias. Kjo praktikë, klur aplikohet, Mundet që të kufizojë seriozisht aksesin e publikut në burime të ndryshme informacioni, pluralizmin e zërave dhe të gërryejë të drejtën e lirisë së shprehejs dhe informimit online

është shprehur ai.

Ai ka bërë thirrje që qeveria shqiptare të rikonsiderojë nismën e vet dhe të analizojë të gjitha alternativat për të adresuar çështjen e shpifjes.

Ka një rëndësi kyçe që të kemi më shumë informacion për objekitvat e saktë të masave të njoftuara, sikurse për kriteret që janë ndjekut për përzgjedhjen e  këtyre e këtyre 44 faqeve

dijon deklarata. Ai i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës ofron ndihmë ligjore për çështjen.