Mos hiqni dorë!

Me këtë thirrje u është drejtuar në tuiter, zv. Kryeministri italian, Luigi Di Maio, protestuesve francezë, Jelekët e Verdhë. Gazeta e njohur “Corriere della Sera” shkruan se ky tuit i Di Maios për të mbështetur një lëvizje të dhunshme në një vend fqinj, është e llogaritur në funksion të zgjedhjeve europiane që janë së afërmi. Lëvizja “Pesë Yjet” ku aderon Di Maio po mendon slloganin e vet: Do të revolucionarizojmë Europën!, duke nxitur kështu tensionet sociale prej nga ku përfitojnë ekstremet, edhe kur janë thjesht diskursive.

Reagimi nga Paris ka qenë i menjëhershëm teksa kryeministri Edouard Philippe ka deklaruar se kundër atyre që dhunojnë institucionet do të marrin përgjigjen e duhur.

Njësoj si kundër huliganëve në stadiume

është shprehur ai.

Nuk ka munguar ironia nga ana e politikanit Italian që ka marrë kritika edhe brenda vendit të tij.

Edhe ne i dënojmë me forcë ata që provokuan dhunë gjatë manifestimeve, por mund t’u vëmë në dispozicion disa funksione të sistemit tonë operativ të demokracisë direkte

është shprehur di Maio.