Ekzekutimet e urdhëruara gjatë Spastrimti të Madh në vitet ’30 në ish-Bashkimin Sovjetik vijojnë të mbeten sekret shtetëror në Rusi. Gazeta “Kommersant” raporton se autoritetet ruse i kanë refuzuar një studiuesi, Sergei Prudovksy të dhëna për emrat e gjyqtarëve që kanë urdhëruar dënime me vdekje pa process gjyqësor në vitet 1937-1938.
Në këtë vit, njohur si Terrori i Madh, mendohet se janë ekzekutuar 700 000 njerëz dhe ato u legalizuan nga panele me tre gjyqtarë që firmosnin dënimin me vdekje. Dy gjykata i kanë dhënë të drejtë shërbimit sekret rus që për refuzimin e bërë mbi të dhënat që gjenden në dosjet e Komisariatit të Popullit për Çështjet e Brendshme(NKVD) që sot pasohet nga FSB-ja.
Pozicioni i tij mund të dëmtojë si të afërmit e zyrtarëve që jetojnë sot dhe që kanë firmosur protokollet ashtu edhe vlerësimin objektiv të periudhës historike të viteve 1937-1938
citohet Yelena Zimatkina, këshilltare ligjore në FSB.
Vitin e kaluar i njëjti studiues deklaroi se qeveria ruse ka urdhëruar shkatërrimin e të dhënave për ish-të burgosurit e Gulagëve që arrijnë moshën 80 vjeç. Sipas Ministrisë së Brendshme ruse, dosjet po dixhitalizohen dhe se urdhëri për asgjësim nuk prek ata që kanë qenë në gulage për arsye politike.