Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili para pak ditësh ishte në Tiranë, deklaroi se  nëse kandidati për president i koalicionit qevrisës, Stevo Pendarovski humbet përballë kandidates së mbështetur nga opozita,  Gordana Siljanovska-Dankova, atëherë  ai do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Zaev po i bën këto deklarata në një kohë  kur partia e tij është përpara në sondazhe sa i takon zgjedhjeve presidenciale.  Analistët i interpretojnë deklaratat e kryeministrit si një mjet për të ushtruar presion mbi elektoratin, i cili e është i ndërgjegjshëm se  vendi është përpara dy sfidave të mëdha që lidhen me intergrimin e vendit në BE dhe NATO.