Edi Rama bëri mbledhje të hapur me grupin parlamentar ku raportoi për përfundimet e samitit të Berlnit.

Më shumë sesa informim për çfarë u diskutua në lidhje me projektet si politike ashtu edhe ekonomike, kryeministri e trajtoi gjithë shfaqjen si replikë ndaj mediave dhe komenteve që u bënë për punimet e samitit.

Në pamundësi për të thënë një datë për hapjen e negociatave, kryeministri u përdrodh duke thënë se nuk ka folur zyrtarisht për këtë çështje, por formalisht.

Rama foli për keqinformim, dezinformim dhe çështje të brendshme të BE-së që çuan në shtyrje të negociatave, ndërsa  deklaroi se për situatën në Shqipëri as e kishte pyetur njeri.