Turqia e Recep Erdoganit ka mbetur vetëm me kërcënimet ndaj Qipros që së fundmi është ktyer në pikë strategjiek në Mesdheun Lindor për shkak të gazsjellësit EastMed. Zëdhënësi i partisë qeverisëse, AKP, Omer Çelik, deklaroi në një konferencë për shtyp se:

Do të ishte mirë për Anastasiades të kujtojë vitin 1974 dhe të rifreskojë atë

Çelik i është referuar invazionit turk të ishullit, pork ur në pushtet në Turqi ishte ushtria e cila sot është fshirë nga roli i vet. Deklarimet e Çelik erdhën pasi presidenti qipriot Anastasiades deklaroi këtë javë se nisja e kërkimeve për naftë dhe gaz në Qipron turke nga Turqia do të ishte njësoj si deklaratë lufte.

Po gjatë kësaj jave, presidenti turk, Erogan, gjatë një fjalimi me kadetët e rinj deklaroi se:

Ju do t’u jipni një përgjigje të çeliktë çdo kërcënimi ndaj çdo centimetri të kufirit tonë, por gjithashtu edhe përtej kufijve në Mesdheun Lindor dhe në Egje

Nuk dihet nëse Erdogan ka plane për luftë përderisa Qiproja ka marrë mbrojtjen e SHBA-ve në këtë kuadër ndërkohë që prej disa kohësh në qarqe të ndryshme po flitet edhe për zhvendosjen e bazës amerikane të Incirlikut drejt Greqisë.