Sot presidenti i Republikës Ilir Meta, poston në faqen e tij në Facebook një koment të vetin mbi reformën në drejtësi. Shkruan z. Meta:

Në datën 16 korrik i njëjti njeri, ose institucion, varet si e sheh, shkruante një gjë krejt tjetër. Ai konsideronte se Reforma ishte katandisur në Ramaformë. Ja disa pasazhe në fund të të cilave z. Meta paralajmëronte me fjalën: VIJON…

 

Një pyetje nëse na lejoni z. President: Meqenëse e krahasuat veten me Mic Sokolin, ju i vutë gjoksin Ramaformës, apo ndonjë gjë tjetër? Do të ishte shumë e dobishme një përgjigje, qoftë edhe e shoqëruar me ekzaminimet përkatëse, meqenëse siç po duket zoti kryetar i shtetit po dëshmon se i afrohet më shumë një aktori që ka patur ëndërr të luajë Mic Sokolin sesa Micit vetë që foli me vepra.