Qeveria rumune është në krizë pasi aleati kryesor i Partisë Socialdemokrate, partia liberale, ALDE, ka vendosur të tërhiqet nga koalicioni. Kryeministrja rumune, Viorica Dăncilă, është shprehur në Facebook se partia e saj do të vijojë të qeverisë pavarësisht kësaj që ka ndodhur.

Për ne ky është një vendim i pakuptueshëm nga ana e ALDE-së

është shprehur ajo.

PSD-ja nuk e ka më shumicën e nevojshme në Parlament duke e ekspozuar kryeministren ndaj një mocioni.