Pas Facebook edhe Google mund të detyrohet të paguajë 200 milionë dollarë gjobë për shkak se Youtube akuzohet se ka shkelur privatësinë online e fëmijëve duke mbledhur të dhëna për ta pa konsensusin e prondërve.
Komisioni Federal për Tregëtinë në ShBA votoi 3-2 për të shqyrtuar çështjen dhe për ta dërguar atë në Departamentin e Drejtësisë.
Çështja ka ardhur në vëmendje politikës, teksa senatori Ed Markey, ka deklaruar se kompanitë që thyejnë privatësinë e fëmijëve duhen ndëshkuar.
Vendimi vjen ndërkohë që Google zyrtarizoi të enjten YouTubeKids të cilën e promovon si një faqe të krijuar për “një mjedis më të sigurtë për fëmijët në eksplorimin prej tyr etë interesave dhe shuarjes së kurioziteti, ndërsa u jep prindërve mjetet për përkufizuar përvojën online të fëmijëve”.