Infeksionet spitalore mund të bëhen shkak për sëmundje të rënda dhe në rastin e fëmijëve të sapolindur, alarmi bëhet akoma më i madh. Një raport i Institutit të Shëndetit Publik nxjerr në pah shkallën e ekspozimit ndaj mikroorganizmave që i shkaktojnë këto infeksione. Kërkimi shkencor i publikuar në faqen e ISHP-së është kryer në repartin e obstetrikës dhe gjinekologjisë, ku janë analizuar mjetet dhe zonat me risk të lartë infeksioni. Zonat e analizuara kanë rezultuar me nivel të konsiderueshëm kontaminimi dhe mundësi për infeksione si ai i shkaktuar nga stafilokoku ose E.Coli. Kjo do të thotë rrezik infeksioni për bebet e porsalindura, nënat, personelin mjekësor, por edhe vizitorët në spital.

Nga totali i 65 mostrave të marra në ambientet e maternitetit “Mbretëresha Xheraldinë“ rezultuan: 50 mostra negative, 5 mostra me identifikim të E.Colit, 3 mostra me identifikim të Staphylococcus të Artë, 1 mostër me Pseudomonas Auregynosa, 2 mostra me identifikim të E.Colit + Pseudomonas auregynosa, 4 mostra me kontaminim mesatar

thuhet në studim.

Kërkimi është bazuar te analiza e ndotjes mikrobike si dhe politikat e sterilitetit në ambientet spitalore. Kështu, ekzaminimi i kryer në reanimacionin e bebeve të sapolindura dhe në dhomën e mjekimit ka nxjerrë: Nga totali i 12 mostrave të testuara rezultojnë 2(%) e tyre me shtamë mikrobike. Po ashtu, nga nga totali i 12 mostrave të marra në ambjentet e sallës operatore rezultuan 10 mostra negative dhe 2 mostra me izolim dhe identifikim të mikrobeve patogjene E.Coli dhe Pseudomonas Auregynosa. Ndërsa ekzaminimi i sallës operatore nr. 1 ka nxjerrë prani të E.Colit në sistemin e filtrimit. Në sallën operatore nr. 2, sërish sistemi i filtrimit paraqet prani të një tjetër mikrobi, Staphylococcus Aureus. Në total, në bazë të raportit, ekzaminimet në bllokun operator të spitalit kanë konstatuar:

Ø Nga totali i 40 mostra të testuara rezultojnë 7,5 % e tyre me shtame mikrobike.

Ø Nga totali i 40 mostrave të marra në ambientet e sallës operatore rezultuan 37 mostra negative dhe 3 mostra me izolim dhe identifikim temikrobeve patogjene.

Nga 40 mostra i totalit, 37 prej tyre rezultuan negative = 92 % 

Staphylococcus Aures = 2 shtame mikrobike = 5 % 

E.Coli = 1 shtam mikrobik = 2,5 %, pra:

92 % negativ dhe 7,5 % te kontaminuar

Për pasojë, bazuar në gjetjet e këtij studimi, rekomandohet se pastrimi, dezinfektimi i ambienteve në sallat operatore është hapi i parë duke iu referuar zbatimit në mënyrë rigoroze të të gjithë elementeve të Protokollit për Kontrollin e Parandalimin e Infeksioneve të kujdesit shëndetësor. Ndërsa rezultatet në sallën e gjinekologjisë tregojnë nivel më të lartë kontaminimi. Llampa e sallës operatore rezulton me kontaminim të rëndë, ndërsa kontaminim të nivelit mesatar paraqesin aparati endoskopik, tavolina e medikamenteve dhe maska. Analizat kanë treguar prani të E. Colit në solucionin e shishes së aspiratorit, në dysheme, në solucionin e furçave kirurgjikale dhe në lavaman. Ndërsa prani e bakterit Pseudomonas Auregynosa ka në sistemin e filtrimit dhe në solucionin e furçave. Sistemi i filtrimit rezulton më i kontaminuari edhe në këtë seksion të maternitetit, me prani të stafilokokut. 

Nga 13 mostra të totalit, 3 prej tyre rezultuan negative = 23 %

4 prej tyre rezultuan kontaminim = 30 %

6 rezultuan me izolim dhe identifikim të mikrobeve = 46 %, tëndara si më poshtë:

Staphylococcus Aures = 1 shtam mikrobik = 7,6 %

E.Coli = 3 shtame mikrobike = 23 %,

E.Coli+ Pseudomonas Auregynosa = 2 shtame mikrobike = 15,3%

Në raport rekomandohet:

Të kryhet një pastrim dhe dizinfektim i ambienteve të Gjinekologjisë.

Të pajisen me mekanizmin e vënies së solucioneve dizinfektuese në mur.

Hyrja dhe dalja e personelit shëndetësor të kryhet konformrregullave të bllokut operator.

Të pastrohen filtrat e sistemit të filtrimit.

Të kryhet pastrimi dhe dizinfektimi i dyshemesë me solucionet dizinfektuese përkatëse

Të ndërrohen solucionet dizinfektuese të mbajtjes së furcave të kirurgjisë, pasi bëhen kontaminuese.

Personeli shëndetësor të manipulojë me doreza.