E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka përcjellë sot disa mesazhe për Rusinë dhe Kinë teksa ka folur në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’. Duke mos sqaruar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, diplomatja amerikane ka theksuar se “disa gjëra nuk janë në shitje në Shqipëri”.  

Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar. Drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët.

Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e përbashkët. Për Rusinë, Kinën Ballkani është mjet që të shfrytëzohet dhe të flaket tej, ata duan të minojnë modelin perëndimor. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë përveç kaosit, Irani ka shfrytëzuar praninë në Tiranë për të shkatërruar kundërshtarët. Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra nuk janë në shitje dhe ka refuzuar makinacionet ruse. Disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje

deklaroi ajo.

Nga kjo deklaratë nuk kuptohet se çfarë ka refuzuar ndaj Kinës Tirana zyrtare dhe cila ka qenë oferta e Pekinit që u thuhet shqiptarëve nga të huajt.