Besnik Muçit i ka përfunduar mandati anëtarit të Gjykatës Kushtetuese para kohe. Këtë na e thotë jo z. Muçi që sot shkoi sërish në zyrë, por Presidenti i Republikës që e caktoi aty. Përmes një një njoftim-shpallje, kreu I shtetit bën me dije se ka shpallur

procedurën e aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Z. Besnik Muçi

Kështu presidenti i Republikës ka marrë në konsideratë vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe me gjasë edhe telefonatën me z. Palmer.

Vetë z. Muçi me sjelljen e tij publike provoi të qëndronte në detyrë duke mos njohur vendimin e KPA-së dhe duke ankimuar në Strasburg dhe duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shprehjen e mendimit.

Ikja e Muçit pason bllokimin e marrjes së detyrës nga Arta Vorpsi, e zgjedhur nga Kuvendi I Shqipërisë, por që u refuzua nga Presidenti.