Nuk mund të mungonte një element të themi bizar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në ShBA. 

Burime të besueshme nga ambasada e Shqipërisë në Washington bëjnë me dije për “Të Kripura” se z. Rama ka kërkuar të gjendet, blihet apo edhe merret në çfarëdo mënyre fjalimi i Presidentit Donald Trump në Kongres, konkretisht kopja e cila u gris në mënyrë demonstrative nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. 

Burimet shtojnë se z. Rama ka këmbëngulur që fjalimi të rekuperohet me çdo kusht. Në këto rrethana ambasada ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve të zonës që kanë brigada pastrimi apo kanë biznesin e administrimit të pallateve për shkak të njohjes me sipërmarrësit e mbetjeve. 

Kërkesa e z. Rama siç merret vesh lidhet me PR-in e tij në raport me ShBA. Kryeministri po kërkon të korrigjojë gabimin e bërë në vitin 2016 kur deklaroi se Trump është rrezik për qytetërimin. Fjalimi i grisur i Pelosit do të vihet në një kornizë, mbi një flamur shqiptar në miniaturë për t’u vendosur në zyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. 

Përveç miklimit të presidentit amerikan, z. Rama synon të kundërgodasë akuzatorët e tij se po kufizon fjalën e lirë.