Shpalli fitore mbi koronavirusin, por ka rrëshqitur në një gabim që nuk ka kaluar pa vëmendje. Pekini zyrtar është detyruar të kërkojë falje ndaj qytetarëve të Wuhanit, epiqendra e pandemisë së tanishme, pas pamjeve ku shihet se një kamion mbetjesh urbane është përdorur për të shpërndarë racione mishi derri për banorët e izoluar.

Dy zyrtarë lokalë u sulmuan pas kësaj ngjarjeje të pakëndshme, të ndodhur në distriktin Qingshan.

Mishi, rreth 1000 racione në qese plastike u shkarkua në shesh dhe pastaj iu shpërnda banorëve. Pas fotos së parë në media ka dalë një e dytë ku shihen punonjës të ndryshëm që qëndrojnë në mes të racioneve, ndërkohë që Kina ka vendosur masa ndaluese për mishin e kafshëve të egra dhe kur vetë virusi dyshohet se erdhi nga kafshët.

Përveç se ka nisur një hetim zyrtar për zyrtarët lokalë, punonjësit që shihen në foto u detyruan të shkojnë shtëpi më shtëpi të kërkojnë falje bashkë me premtimin se racionet e para mund të hidhen pasi do të zëvendësohen me të dyta, të kontrolluara.