Edhe pse një nga piktorët më të njohur shqiptarë, për figurën e tij është folur pak në historinë e artit tonë.

Por, për Simon Rrotën ka shumë për të zbuluar.  

I konsideruar shpesh si piktori i fundit i Rilindjes, ai ishte në fakt një artist, që nuk mund të kornizohet brenda një përcaktimi të tillë.  

Jeta e tij është një udhëtim unik në periudha të ndryshme, që nga monarkia deri në komunizëm, ndërkohë që krijimtaria e tij i përket periudhës para vitit 1944. 

Për të zbuluar më tepër për figurën e Simon Rrotës, studiuesja Suzana Varvarica Kuka ka studiuar për vite me radhë veprën dhe jetën e artistit e pikërisht për këto të fundit ajo flet në një bisedë për TvT.