Remdesivir, medikamenti antiviral i zhvilluar nga kompania amerikane Gilead Sciences ka dështuar në testimet e kryera për përdorimin kundër CoVid-19. 
Remdesivir u promovua që në fazat e para të epidemisë si një ilaç premtues, por ai ka dështuar, madje testimet janë ndërprerë për shkak të efekteve anësore. 
Ai u testua në 237 pacientë dhe nuk funksionoi. Lajmi është publikuar nga OBSh në faqen e vet, por mandej postimi është hequr për shkak se nuk ka ende një raport final. 
Antivirali kryesor për momentin mbetet produkti japonez Avigan.