Rruga "Myslym Shyri" ishte e radhës që iu shtua një korsi biçikletash. Gjatë kohës së pandemisë edhe të tjera rrugë në Tiranë patën të njeëtin ndryshim infrastrukturor. Nga një anë, përdoruesit e biçikletave ndihen të sigurt në qarkullimin e tyre, por nga ana tjetër bizneset po vuajnë mungesën e klientëve..

Më parë makinat ndalonin blinin, tani nuk i lë policia. Është gabim i madh të bëhet korsi biçikletash pasi bashkia fitonte lekë nga parkingu i makinave. Këtu pak biçikleta kalojnë…

Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe pronarë biznesesh të tjerë, por nuk prononcohen për kamera nga frika e penaliteteve nga Bashkia. Ata kanë nënshkruar dhe një peticion, por deri më sot asnjë nuk është marrë parasysh nga institucuionet.

Hapësira në të cilën sot ndodhet korsia e biçikletave shërbente si parking me pagesë. Tregtarët tregojnë se klientët e tyre kanë qenë të gatshëm të paguanin për vendqendrimin gjatë kohës që mund të blinin produkte.

Edhe për urbanisten Rudina Toto, përshtatja e cdo rruge me korsi biçikletash është e pamundur përshkak të mungesës së transportit publik..

Tirana ka problem me hapësirat rrugore, nuk është vetëm qendra. Shtimi i korsive të biçikletave nuk na ul trafikun për sa kohë nuk kemi shërbim të transportit publik në kushte të mira. Aq më tepër që korsitë e biçikletave ndërtohen në hapësirat e parkingut ose të trotuareve.

Shtimi i korsive të biçikletave shihet si problem edhe për hapësirat e dedikuara të urgjencave.

Padyshim që është e rendësishme dhe rruga për emergjencat. Nëse korsitë e biçikletave kanë pengesa të tilla, atëherë e pengon. Korsitë e biçikletave janë të shëndetshme, por nuk zëvendësojnë makinat.

Shtimi i korsive të biçikletave ka kthyer edhe disa rrugica në njëkalimshe. Edhe hapësira e parkingut të taksive nuk i ka shpëtuar prekjes nga korsitë e biçikletave duke sjellë një tjetër problem në funksionimin e aktivitetit të tyre.