Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale. Sipas tij situata e tanishme sugjeron se zgjedhjet mund të cenohen në integritetin e tyre.

Do të ishte një siklet i madh për SHBA. Të shtyhet data e zgjedhjeve derisa të sigurohet një votë e sigurtë

shkruan Trump në tuiter.

Më herët është folur nga kritikë të Trump se ai do të propozojë shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të pandemisë. Prokurori i Përgjithshëm, Bill Barr u pyet gjatë një seance në Kongres nëse presidenti mund të shtyjë zgjedhjet. 

Nuk e kam parë këtë çështje sesi e trajton Kushtetuta

tha ai.